Lajme

Maloku: Qeveria Kurti ka qenë në shpërputhje totale me premtimet e dhëna!

02/15/2024 09:22
nga:Y I

Njohësi i çështjeve politike në vend, Albinot Maloku, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me qeverisjen Kurti në këto 3-vite.

Maloku tha se këtë Qeveri e ka parë në shpërputhje totale me të gjitha premtimet e dhëna.

“Qeverisjen Kurti, këto tri vite, e kam parë në shpërputhje totale me të gjitha premtimet e dhëna. Çështja e liberalizimit të vizave nuk është meritë e Qeverisë aktuale, është meritë e të angazhuarve prej vitesh dhe është faj i Bashkimit Evropian me dyfytyrësinë dhe me standartet e dyfishta në raport me plotësimin e kushteve në raport me Kosovën dhe momenti i blerjes së inatit dhe dozës së kundërshtisë ndaj veprimeve të Bashkimit Evropian, ishte momenti se ishin plotësuar të gjitha kushtet. Zyrtarisht presidentja e vendit në vizitën e saj në Mal të Zi e konfirmoi se Kosova e konsideron të përmbyllur çështjen e demarkacionit, që na ishte thënë se ishte njëri prej kushteve” deklaroi Maloku për “Gazeta Blic”

Ai tutje potencoi se në fushën ekonomike, qeveria Kurti ka stagnim të plotë.

“Në sektorin ekonomik nuk di në cilën fushë me i than ‘marshall’ përveç asaj të ndihmave sociale që ajo nuk e përmbyll as interesin e modelit të shtetit të cilin ne po duam ta kemi. Hapje e perspektivës ekonomike kishte me nënkuptu që qytetarët me e pa procesin e liberalizimit si vullnet për të shku për të pa vendet e BE-së por thellësisht të jenë të ngjitur me vendin, duke qenë të angazhuar me pagë të dinjitetshme. Në raport me Republikën e Shqipërisë, sinqerisht, më shumë marrëveshje të jetësuara kemi mes Kosovës dhe Serbisë sesa me Republikën e Shqipërisë që do të duhej të ishin të padiskutueshme disa çështje. Parë nga një perspektivë 3-vjeçare ka shpërputhje totale mes premtimit dhe jetësimit të tyre” deklaroi Maloku në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.