Deputetja e LDK-së Doruntina Maloku përmes një statusi në Facebook ka njoftuar se Ish-Ministri i Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqi do te rivarroset në Kosovë, më 21 shtator 2018, në 20 vjetorin e vrasjes së tij, raporton Gazeta Blic.
Maloku ka treguar se së bashku me grupin parlamentar të LDK-së si dhe me kërkesë të familjes Krasniqi dhe bashkëluftëtarëve të ti kanë dërguar kërkesën tek Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha për fillimin e proceduarave për këtë çështje.
“Ministri i FSK-së, u falënderua pēr besimin, duke shprehur edhe respektin e tij si bashkëluftëtar i Kolonel Ahmet Krasniqit dhe u zotua se menjëherë do të nisë procedurat për organizimin e të të gjitha ceremonive shtetërore”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë i Malokut:
Ish Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi do te rivarroset në Kosovë, më 21 shtator 2018, në 20 vjetorin e vrasjes së tij.
Sot, patëm nderin që në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, me kërkesë të familjes Krasniqi dhe bashkëluftëtarëve të tij, t’ia dorëzojmë Ministrit të FSK-së, z. Rrustem Berisha, kërkesën për fillimin e procedurave për këtë çështje.
Ministri i FSK-së, u falënderua pēr besimin, duke shprehur edhe respektin e tij si bashkëluftëtar i Kolonel Ahmet Krasniqit dhe u zotua se menjëherë do të nisë procedurat për organizimin e të të gjitha ceremonive shtetërore në Republikën e Kosovës dhe në atë të Shqipërisë, që do të kulmojnë me ceremoninë kryesore, atë të rivarrimit të Kolonel Ahmet Krasniqit, me 21 shtator 2018 në Kosovë.
Ish Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi është dekoruar me urdhërat më të lartë të të dy shteteve, “Hero i Kosovës” dhe “Urdhëri Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, për meritat e tij të veçanta dhe kontributin historik për liri dhe pavarësi.