Cult

Malisheva ndez qirinj në shenjë nderimi për “Bilbilin e Kosovës”

02/08/2020 19:32
nga:Gazeta Blic

Në shenjë nderimi për mbretëreshën e muzikës dhe kulturës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, sonte në Malishevë është organizuar ndezja e qirinjve.

Në këtë aktivitet morën pjesë qytetarë të shumtë të prirë nga kryetari i Komunës Ragip Begaj.

Ceremonia e ndezjes së qirinjve është shoqëruar me këngët e Bilbilit të Kosovës, Nexhmije Pagarusha, të kënduara ndër vite, njofton Komuna e Malishevës