Skuadra e Malishevës është mjaft aktive në merkaton e verës, teksa ka bërë disa ndryshime para fillimit të sezonit të ri, 2025/26 në Superligën e Kosovës në futboll.
Malisheva ka arritur marrëveshje me super talentin e Ballkanit, Krenar Dulaj, mëson GazetaBlic Sport.
Dulaj i cili njihet si një nga sulmuesit më të mirë të gjeneratës së tij, do të vazhdojë karrierën tek skuadra e Malishevës.
Kujtojmë se në pozitën e sulmuesit janë larguar Fatjon Bunjaku e Drilon Hazrollaj, teksa Malisheva po tenton përforcimin në këtë pozicion.
Gjithashtu, FC Malisheva do të bëjë të ditur edhe emrin e trajnerit të ri gjatë javës së ardhshme, pas largimit të Bekim Isufit dhe stafit të tij teknik.
/GazetaBlic Sport/


