Superliga e Kosovës nuk ka kohë për të pushuar dhe pas tre ditëve fillon me ndeshjen e pestë kampionale.
Gjatë ditës së sotme vëmendja kryesore do të jetë në Suharekë, kur edhe do të luhet takimi mes FC Ballkanit dhe KF Llapit.
Takimi tjetër shumë interesant pritet të jetë edhe dueli mes FC Malishevës dhe KF Feronikelit, që luhet në stadiumin “Liman Gogaj”.
Formacionet startuese të ndeshjes Malisheva – Feronikeli.
Malisheva: Gashi, Pira, Kryeziu, Xhaka, Dumani, Vitija, Buriq, Pefqeli, Yoan Oliver, Hyseni H. dhe Stullqaku. Kryetrajner: Arsim Thaqi
Feronikeli: Shakiqi; Lladrovci, Bejta, Pllana, Kastrati; Maliqi, Shabani, Elshani; Ahmeti, Gashi, Qorri. Kryetrajner: Faruk Elshani


