Lajme

Maliqi: Shmangia nga kufijtë e vitit 1974-89, na kushton me humbje të madhe territori

12/05/2017 11:13
nga:M H

Analisti Shkelzen Maliqi thotë se shmangja nga kufijtë e vitit 1974 / 1989 do të rrezikonte humbje më të madhe të territorit.

Këto komente ai i bëri pas pyet se a e ka marrë parasysh komisioni i Shpejtim Bulliqit gjendjen kadastrale të kufirit me Malin e Zi.

Bazuar në këtë, ai thotë se Bulliqi po e mohon parimin e përcaktimit të demarkacionit që është aplikuar për te gjitha shtetet të shkëputura nga ish Jugosllavia.

Shkrimi i tij i plotë:

A e ka marr komisioni i Bulliqit fare ne konsiderim gjendjen kadastrale te kufirit me Malin e Zi? Me sa duket aty s’kane gjete “humbje territori”, komisioni Meha ne kete paska punuar drejt. Bulliqi pra mohon parimin e percaktimit te demarkacionit qe eshte aplikuar per te gjitha shtetet te shkeputura nga ish Jugosllavia. Me kete ai fut nje presedence te kritereve shtese dhe gjendjeve paraprake te kufirit (nese edhe ato jane te sakta!!) qe do te mund te sterkomplikonte edhe perkufizimin me Serbine ne te ardhmen. kjo per faktin se ne vitet 50 te shek. xx veriu mbi Zveçan ka qene pjese e Serbise. shmangja nga kufijte e vitit 1974 / 1989 do te rrezikonte humbjen mbase 15 fish me te madhe te territorit sec pretendohet se eshte humbur me kriterin kadastral.

 

 

12/10/2017 22:59

Pse po vonohet Termocentrali “Kosova e Re”?