Lajme

Maliqi: Kurti e ka kuptu një send, kjo shoqëri ka ngurrim shumë të madh!

12/18/2025 07:49
nga:Y I

Politologu Agon Maliqi ka vlerësuar se një pjesë e shoqërisë në Kosovë është tolerante ndaj mungesës së rezultateve në qeverisje, duke refuzuar t’i ndëshkojnë politikisht udhëheqësit e shtetit, pavarësisht krizave më të cilat ballafaqohet Kosova.

Duke folur në emisionin “Rubikon”, Maliqi theksoi se Kurti e ka kuptuar këtë dinamikë shoqërore, e cila, sipas tij, buron nga një histori e gjatë e funksionimit në kushte të “gjendjes pa shtet”.

“Zoti Kurti e ka kuptu një send – kjo shoqëri ka ngurim shumë të madh. Jemi mësu me një lloj gjendje pa shtet, ku qeverisja, rezultatet nuk janë punë e qeverisë. Që një pjesë e kësaj shoqërie nuk kërkojnë liderë që kryjnë punë me qeverisë por që jep gajret [durim].” – u shpreh ai.