Malet e Dibrës janë mbuluar nga bora e parë për vitin 2023.
Ulja e temperaturave ka qenë e menjëhershme ditën e fundit duke sjell reshje bore në zonat malore të këtij qarku.
Borë ka rënë edhe në Bulqizë. Reshjet në lartësinë 700 metra mbi nivelin e detit, reshje e dëborës ka edhe në afërsi të minierave të zonës D, në minierat e Martaneshit si dhe të Tërnovës.
Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar nga shoferët për shkak të ngricave në rrugë.
Deri më tani nuk janë shfaqur problematika të theksuara, njofton abcnews.al.