Sporti

Maldini: Ne menduam gjatë dhe firmosëm me një trajner të mirë

10/09/2019 13:35
nga:Ideal

Sot dhe zyrtarisht klubi i AC Milan ka zbuluar emrin e trajneri të ri.

Stefano Pioli, i cili para se të marrë drejtimin e Milanit, ishte trajneri i Fiorentinës, përcjellë GazetaBlic.

Kështu, Milani shkarkoi Giampaolon dje dhe sot ka zyrtarizuar Piolin si trajner të ri të klubit me traditë të gjatë në Seria A.

Ndërkaq, pas gjithë kësaj, Maldini tha se ndihen të lumtur se kanë firmosur me një trajner të mirë – duam rezultatet më të shpejta:

“Jemi të qetë sepse morëm një vendim të menduar në përputhje me kërkesat e klubit. Prania jonë është një garanci sepse nuk duam të presim 10 vjet për t’u rikthyer për të fituar dhe ne vendosëm për Piolin. Ne marrim përgjegjësinë,” tha Maldini.

/GazetaBlic/