Lajme

Makina del nga rruga, ndërron jetë 28-vjeçari

12/23/2019 08:13
nga:B. D

Një 28-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Fier – Lushenj. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në fshatin Kolonjë.

Policia njoftoi se shtetasi Z.H, 31 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip Land Rover ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi M.R, 28 vjeç, banues në Berat dhe është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

02/18/2020 10:14

Pamje të aksidentit dhe të 22- vjeçarit kosovar, që u dënua me burgim të përjetshëm, në Gjermani