Sporti

Majlinda, Nora e Distria kërkojnë medalje në Grand Prix Budapest

07/11/2019 17:49
nga:Ideal

Medalistet e Lojërave Evropiane në Minsk 2019, kërkojnë pikët e reja Olimpike në Grand Prix Budapest.

Kampionët tanë të xhudos do të vazhdojnë rrugën drejt normës Olimpike Tokio 2020, duke marrë pjesë në Grand Prixin e Budapestit, që mbahet prej nesër (e premte) deri të dielën, përcjellë GazetaBlic.

Të tri medalistet tona në Lojërat Evropiane Minsk 2019, Majlinda Kelmendi (e artë), Nora Gjakova (e argjendtë), Loriana Kuka (e bronztë), si dhe Distria Krasniqi e Akil Gjakova, do të kërkojnë medaljet e reja.

Nesër në gara do të jenë Majlinda Kelmendi (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg) dhe Distria Krasniqi (-48 kg).

/GazetaBlic/