Sporti

Majl1nda

10/24/2019 16:20
nga:M K

Majlinda Kelmendi ka triumfuar në Grand Prix “Abu Dabi” pasi mposhti në finale Giufridan.

Xhudistja kosovare ishte dukshëm më e mirë, megjithëse fitoi në lojën shtesë me IPPON, shkruan GazetaBlic.

Ishte kjo një përballje kopje e luftës për “medaljen e artë” në RIO 2016, ku edhe atëbotë Kelmendi u shpall fituese.

Kjo fitore do të jetë burim i pikëve të tjera olimpike, që heronina kosovare do t’i shtojë në sirtarin e saj.

Kelmendi, fillimisht eliminoi Salimata Fofana nga Bregu i Fildishtë, për të fituar në raundin e dytë kundër Anna Kazyulina.

Në gjysmëfinale, Majlinda mposhti garuesen e papërshtatshme nga Britania, Chelsie Giles, derisa krejt në fund u mbyll me triumfin ndaj italianes.

/GazetaBlic/

08/21/2020 17:40

Skuadra kosovare e xhudos rezulton negative në testin për koronavirus, gati për Turqi