Showtime

Majk dhe Capital T gati bashkëpunimin, ja kur do të publikohet?

11/06/2019 12:34
nga:N S

Reperet e estradës kosovare Kastriot Rexha dhe Trim Ademi siç njihen me emrat artistik Majk dhe Capital T do sjellin bashkëpunimin e tretë.

Shtatë vite më parë, dyshja kishin publikuar këngën ‘Asnjoni‘, dhe në atë kohë ishte bërë hit, shkruan GazetaBlic.

Vitin e kaluar ata sollën ‘Pasha jetën’, videoklipin i cili u pëlqye nga fansat dhe ndjekësit e tyre. Majk dhe Capital T nuk do e lënë vetëm me dy projekte muzikore, ditë më parë paralajmëruan të radhës.

Majk, sapo ka postuar një imazh në ‘Instagram‘ dhe ka treguar se bashkëpunimi i tyre është gati dhe do të publikohet sot në ora 17:00.  Kënga mban titullin ‘Hala‘.

‘Sot ora 17 : 00 , Majk x Capital t – Hala ..’, ka shkruar reperi në foton e mëposhtme.

Ndryshe, ‘Pasha jetën‘, është njëri nga projektet e suksesshme të Kastriotit dhe Trimit. Deri tani gëzon 36 shikime në kanalin zyrtar YouTube.

/GazetaBlic./

06/23/2020 18:38

Capital T e bën publike datën e lansimit të albumit