Fit&Sexy

Magnezi, një mineral pa të cilin organizmi nuk mundet

01/09/2020 07:30
nga:L I

Rëndësia e magnezit në ushqimin e përditshëm gjithnjë e më shumë po zë vend.

Magnezi është një ndër shtatë mikroelementet themelore të rëndësishme për funksionim normal të organizmit, mirëpo hulumtimet tregojnë që më shumë se 50 për qind e popullatës e marrin këtë mineral në sasi më të vogël seç është e nevojshme.

Simptomat e para të mungesës së magnezit në organizëm janë: shqetësimi, sindroma e këmbëve jo të qeta dhe shfaqja e ngërçeve, pagjumësia, problemi me gjumin dhe lodhja.

Për këto shkaqe suplementimi ndonjëherë është i domosdoshëm.

Bashkë me kalciumin dhe vitaminën D, magnezi është i rëndësishëm për ndërtimin e indeve kockore, metabolizëm, prodhim të energjisë dhe sintezë të proteinave dhe thartirave yndyrore.

Magnezi ndihmon në këto situata:

Dhembja e kokës

Magnezi kontribuon në zvogëlimin e ndjeshmërisë ndaj stresit të përditshëm dhe zvogëlon shpeshtësinë e dhembjes së kokës te personat me migrenë. U nevojitet personave me ngarkesa të shtuara psikike.

Ngërçet

Për shkak të humbjes së mineraleve, shumica vuajnë nga ngërçet e muskujve të ekstremiteteve të poshtme, andaj për zbutjen e ngërçeve rekomandohet marrja e shtuar e magnezit, i cili gjithashtu i zbut vështirësitë që kanë të bëjnë me SPM-së, por ul edhe shtypjen e lartë të gjakut.

Nervozizmi

Në doza prej 200 deri në 400 mg në ditë, magnezi pengon ngërçet e muskujve dhe ofron ndjenjën e qetësimit të lehtë. Shpesh merret për shkak të veprimit të mirë në sistemin nervor.