Lajme

Macron – Kosovës dhe Serbisë: Hiqni dorë nga emocionet gjatë dialogut

04/29/2019 17:43
nga:A. R.

Samiti i Berlinit që po mbahet sot në Berlin është organizuar nga nikoqiri, kancerlarja Angela Merkel dhe presidenti i Francës Emanuel Macron.

Merkel dhe Macron kanë dalë së bashku në një konferencë të përbashkët për gazetarë në të cilën u përmendën edhe marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kancelarja gjermane fillimisht ka përgëzuar Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut për arritjen e marrëveshjes për çështjen e emrit, ndërkohë që tha edhe Serbia dhe Kosova duhet ta gjejnë zgjidhjen dhe të arrijnë një marrëveshje.

Ndërsa presidenti francez Macron tha se Samiti i Berlinit nuk është që të gjendet një zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë por sipas tij të gjithë së bashku në takimin që do të mbahet sot me përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit do të diskutojnë se si do të gjendet një zgjidhje në të ardhmen.

Macron i ftoi dy palët, atë nga Kosova dhe Serbia siq tha ai “që të heqin dorë nga emocionet gjatë dialogut mes tyre”.

Iniciativa gjermano-franceze sipas Macron është që këto dy shtete të fokusohen në rajonin e Ballkanit për të ndihmuar në shumë çështje.

05/24/2019 23:50

Haradinaj takon bizneset e diasporës