Lajme

Maçokultura vrasëse: Femicidi!

08/10/2018 16:01
nga:GazetaBlic

Femicidi – vrasja masive e femrave mbetet njëra nga epidemitë më dramatike globale të shkeullit 21. Gazeta BLIC, gjurmëve të kësaj teme, e cila ka përlarë me polemika së fundi edhe shoqërinë tonë hasi në këtë artikull tejet informues të gazetarit Daniel Huber nga portali watson.ch që e shqipëroi për lexuesin e saj.

Një video brutale tmerron Brazilin. Incizimet e bëra nga një kamerë sigurie shpalojnë se si Luis Felipe Manvalier heq zvarrë, duke e rrahur, nga garazhi deri tek ashensori, gruan e tij Tatiane Spitzner. Në banesë, larg syve të kamerave, Manvelier vazhdon me dhunën. Tatiane Spitzner vdes.

Transmetimi i videos nga një RTV i solli para syve, në mënyrë drastike, opinionit brazilian faktin se dhuna ndaj grave është një problem vrasës. Dhe ky nuk është një problem vetëm brenda kufijve brazilianë.

EPIDEMIA VRASËSE E FEMICIDIT – Brisa Barrionuevo sapo i ka mbushur të pestat, megjithatë një ligj merr emrin e saj: Në qershor të këtij viti parlamenti atje miratoi «Ley Brisa», ligj që fëmijëve të nënave të vrara iu mundëson një pension prej 280 Eurove deri në moshën e tyre 21 vjeçare. Përveç kësaj viktimat kanë të siguruar pa pagesë ndihmën mjekësore dhe psikologjike.
Brisa është njëra nga 2100 fëmijët argjentinas që përfitojnë nga ky ligj. Para katër viteve, e ëma e saj Daiana Barrionuevo u zhduk pa gjurmë. Disa javë më vonë kufoma e 24-vjeçares u gjet në shtratin e një lumi. Ajo pagoi me jetë iniciativën e saj për të braktisur partnerin e saj të dhunshëm.

Ligji është meritë dhe sukses i madh i OJQ-së “La Casa del Encuentro” dhe Lëvizjes protestuese “Ni Una Menos”. Dy organizatat luftojnë kundër dhunës ndaj grave, e cila ka pushtuar epidemishëm sidomos Amerikën Latine dhe Karibikun – epidemi që tashmë quhet; femicid!

STATISTIKAT: NË DITË VRITEN 12 GRA – Sipas organizatës “La Casa del Encuentro”, në Argjentinë për çdo të 30-ën orë vritet një grua. Në vitin 2016 ishin 254 viktima. Kjo shifër, përballë shteteve shumë të vogla si Hondurasi dhe El Salvadori, duke madje e vogël. Atje në të njëjtin vit u vranë 466 dhe 349 gra nga burrat/partnerët e tyre. Në mbarë Amerikën Latine besohet se në këtë formë, të vriten minimum 12 gra në ditë. Në këtë statistikë nuk llogariten tentimvrasjet, handikepimet dhe lëndimet e llojeve të ndryshme.

MAÇIZMI DHE DROGA – Dy faktorë kryesore janë shkaku që ashpërsojnë problemin në Amerikën Latine: Kultura e maçizmit dhe kontrabanda me drogë nga e cila ushqehet krimi i organizuar. Maçistët latin-amerikanë konsiderojnë gruan pronë private me të cilën mund të bëjnë çka të duan. Shpesh kjo do të thotë edhe në kontrollim të veshjes dhe handy-t. Në plotë raste kjo sjellje eskalon me dhunë në shtëpi, dhunim permanent seksual, keqtrajtim dhe vrasje.

Kriminaliteti i organizuar në shumicën e vendeve latino-amerikane – sidomos në Meksikë – ku institucionet e shtetit dhe shoqërisë janë total të korruptuara problemi është edhe më dramatik. Bandat brutale praktikojnë edhe rituale nga më brutalet, ndër të cilat me e shpeshta është ekzekutimi i grave, veçanërisht për rekrutët e rinj, të cilët para pranimit definitiv duhet ta dëshmojnë nëpërmjet ushtrimit të këtij lloj krimi. Njëra nga organizatat më famëkeqe të natyrës konsiderohet ai e “Maras” që operon në Amerikën e Mesme, para së gjithash satelitet e saja «Mara salvatrucha» dhe «Mara 18».

TREKËNDSHI I VDEKJES – Dhunës së pakontrollueshme megjithatë i bien pre më tepër meshkujt – në Amerikën Latine humbin jetën më shumë njerëz nga dhuna ordinere se sa në gjitha luftërat e botës bashkë. Ndër 20 vendet me më shumë vrasje në botë, 15 prej tyre ishin të Amerikës Latine dhe Karibikut. Sidomos në të ashtuquajturin “trekëndëshi verior”, i cili përbëhet nga shtetet si Guatemala, Hondurasi dhe El Salvadori – ky rajon konsiderohet edhe më i rrezikshëm se sa në ato ku zhvillohen luftëra.

Në Amerikën Latine dhe Karibik mirëpo është poashtu numri më i madh në botë i përdhunimeve seksuale dhe vrasjeve ndaj grave të pamartuara. Sipas një raporti të OKB-së Karibiku i prijnë listës ku më së shumti ndodhin dhunime seksuale.

Plotë femra, të cilat janë viktimë e përdhunimeve seksuale dhe dhunës në fund edhe vriten nga partnerët, ish burrat e tyre. Shumica e tyre ekzekutohen para syve të fëmijëve të tyre, siç ndodhi paradokohësh në Argjentinë, kur një burrë e preu në qafë të shoqen para fëmijëve të tij.

VALA E PROTESTAVE DHE PËRMASAT GLOBALE – Kundër valës së femicidit në Amerikën Latine organizohen lëvizje të ndryshme protestuese. Lëvizja “Ni Una Menos”, nuk është aktive vetëm në Argjentinë, por në vende të ndryshme të rajonit, siç është edhe në Çile. Demonstratë pas demonstrate, kjo organizatë ia ka dalë të sensibilizoj kundër femicidit ndër të tjera në Bolivi, Brazil, El Salvador, Nikaragua dhe Peru, ku në protestën e fundit morën demonstruar hiç më pak se 50 mijë njerëz.

VAJZAT E PADËSHIRUARA

Nuk janë vetëm Amerika Latine dhe Karibiku rajonet ku ndodhë femicidi. Në Afrikën Jugore ndodhë e njëjta gjë. Sipas një studimi të vitit 2004 u konstatua se çdo 6 orë vritet një grua nga partneri, burri i saj. Edhe ky vend prinë në kategorinë e dhunimeve seksuale.

Gjendja alarmante mbetet poashtu në Indi, ku femicidi i prek sidomos vajzat ende të paralindura. Për çdo vit abortohen miliona foshnja femërore dhe vriten një numër deri tash i panjohur vajzash që pas lindjes së tyre – ngase tradicionalisht vajzat në Indi konsiderohen si barrë dhe për të duhet paguar prikë në rast martese. Edhe kjo është një arsye për vdekjen e plotë grave, që vriten kur burrat nuk janë të kënaqur me prikën që u jepet. Ky trend thuhet të jetë edhe më dramatik në Kinë, nga ku jo lehtë sigurohen të dhëna.

Si në Amerikën Latine, ashtu edhe në Afrikën Jugore, në Kinë, Indi e gjetiu janë doktrinat patriarkale që e mundësojnë këtë realitet vrasës, këtë të femicidit. / © Daniel Huber / Watson.ch shqip: Gazeta BLIC

Ditëve të fundit edhe në Kosovë, pas vrasjes brutale të një nënë me fëmijën nga bashkëshorti, kundër kësaj dukurie një kampanjë e ashpër, sidomos rrjeteve sociale dhe mediave. Se si do të reagojë shteti kosovar ndaj femicidit dhe vrasjeve ndaj grave ende nuk mund të parashikohet. Për tash shihet një kritikë e rreptë jo vetëm ndaj institucioneve të shtetit por edhe ndaj organizatave, të cilat subvencionohen për kauza të llojit, mirëpo që thuhet se s’janë aspak aktive ose gjenerojnë efekt të kundër sa i përket çështjes së barazive gjinore.

 

Video 03: Dokumentari «Justice for my Sister» (Triler). Rebeca Eunece Pérez, motra e së cilës u vra, lufton për drejtësi.

 

Video që dokumenton minutat e fundit të jetës së Tatiane Spitzner, para se të vdiste në spital.

 

04: Protesta kundër femicidit në Quito të Ecuador-it.

12/14/2018 20:08

“Prej sot, gatitu”: Urimi i veçantë i Veselit për ushtrinë