Lajme

Maas: Rruga e Kosovës drejt BE-së, nëpërmjet pajtimit me Serbinë

01/10/2019 20:39
nga:L H

Ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas tha sot se rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian nuk kalon vetëm nëpërmjet reformave por edhe nëpërmjet një pajtimi të vërtetë me Serbinë.

Ai i bëri këto komente në Berlin, pas takimit me ministrin e jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, ku u bëri thirrje të dyja palëve të kthehen në një dialog konstruktiv.

Bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë mbeten të pezulluara për shkak të vendimit të qeverisë së Kosovës për të vendosur tarifa ndaj mallrave nga Serbia. Nga Prishtina njofton korrespondenti ynë, Leonat Shehu.