Showtime

‘Ma Chérie’ e Butrint Imerit, një milion shikime për një ditë!

05/16/2018 23:11
nga:FL.B

Ndonëse kanë kaluar 24-orë që kur është publikuar kënga e tij, këngëtari po shijon në maksimum suksesin, shkruan GazetaBlic.

Këngëtari shqiptar nga Kosova, Butrin Imeri me sa duket e ka gjetur “ilaçin” e rinisë shqiptare pasi që për disa vite rresht po i këndon dashurisë.

Projektet e tij duke nisur nga “Bella” e deri tek ky më i fundit i tutulluar “Ma Chérie” i kanë shijuar e po i shijojnë sukseset e merituara.

Tashmë kënga “Ma Chérie” e publikuar të martën (15 maj), ka kapur plot 1.2 milion shikime në kanalin zyrtar të AVD Digital.

Gjendja momentale e shikimeve të “Ma Chérie” | Shikuar më 16 maj, 23:08

 

Imeri i cili njihet si një djalë që gjithmonë i këndon dashurisë, as me këtë projekt nuk ka shkuar më larg dukei kënduar pikërisht dashurisë së tij, të paktën titulli “Ma Chérie” bazuar në Google Translate ka kuptimin “Dashuria ime”.

Mbishkrimin në fillim të klipit, të gjitha skenat janë realizuar në Cali të Kalifornisë. Kënga është punuar në studio të RedBox Entertainment ndërsa instrumentalin e ka realizuar BigBang.

Kjo këngë nga Imeri ka ardhur pikërisht 5 muaj pas publikimit të këngës “Xhanëm”, e cila ka qenë një këngë hit i këngëtarit.

Imeri përveç që ka një zë tejet të kapshëm për vesh, ka po ashtu një bukuri të padiskutueshme gjë që ka bërë që ai të fitojë zemrat e mijëra vajzave.

Këngëtari ndryshe njihet edhe për bashkëpunimin me shumë fytyra të njohura, e një prej tyre është edhe shqiptarja e cila disa ditë më parë ka përfaqësuar shtetin e Qipros në “Eurovison 2018”.

Fjala është për Eleni Foureiran e cila për shumë pak vota nuk arriti ta fitonte “Çmimin e madh” të këtij festivali.

Në anën tjetër, Imeri ka paralajmëruar se kënga që ka publikuar sot nuk është projekti i vetëm për këtë verë, ai po përgatit edhe këngë të tjera të cilat pritet të publikohen muajt në vijim. / © GazetaBlic /