Showtime

Lyrical Son dhe MC Kresha publikojnë klipin e ri “Mafia shqip”

07/12/2018 22:16
nga:N S

Dy reperët e njohur të skenës Lyrical Son dhe MC Kresha kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor.

“Mafia shqip” mban titullin kënga e re e dyshes e sjellë në bashkëpunim.

Kënga është produkt i K-Master, teksa për muzikën dhe tekstin janë kujdesur vet Lyrical Son dhe MC Kresha.
“Mafia shqip” vjen në kanalin YouTube edhe me një klip mjaft interesant, i cili i përshtate tematikës së këngës.

Ana vizuale e projektit i është besuar Alban Selimajt.

PINT janë një prej label-ave më të pëlqyer në estradë, ndërsa priten gjithmonë mirë për projektet e reja që sjellin.

Gjatë verës, ata pritet të jenë shumë aktiv me koncerte dhe këngë të reja, që do të pasojnë pas projektit “Mafia Shqip”.

Lyrical Son muajin e kaluar ka sjell një këngë në bashkëpunim me Ledrin, e cila është pritur shumë mirë nga publiku, teksa edhe MC Kresha ka qenë aktiv në muzikë, duke publikuar një solo projekt të titulluar “Boulevard”, këngë e cila gjithashtu u prit mirë nga fansat e tij. /Telegrafi/