Lajme

“Lypësi” me diplomë, kandidat i VV-së për asamble

09/25/2017 12:49
nga:A K

Një foto e tij si lypës duke mbajtur diplomën e universitetit në duar, kishte bërë bujë të madhe para një kohe.

Foto e realizuar në mënyrë artistike, por që tregonte një realitet të hidhur kosovar, ishte bërë nga artisti Kushtim Mehmeti nga Skenderaj, shkruan Magazina.al.

Mehmeti i cili me profesion është regjisor dhe ka fituar shumë çmime brenda dhe jashtë vendit, njihet edhe si një kritik i madh i pushtetit në Skenderaj.

Ai ka vendosur që në zgjedhjet e 22 tetorit, të garojë për asamblenë komunale nga partia Vetëvendosje, duke shpresuar që zëri i tij kritik ndaj pushtetit atje, të bartet nga rruga artistike në ato institucionale.