Sporti

Lyon humb rastin ndaj Federatës së Francës, Gjykata e ka hedhur poshtë ankesën e tyre

05/23/2020 09:29
nga:Mergim Rreci

Lyon, Toulouse dhe Amiens, tre klubet që apeluan vendimin për përfundimin e hershëm të Ligue 1, kanë parë apelin e tyre të refuzuar nga gjykata.

Ligue 1 ishte pezulluar në mes të marsit, dhe në muajin e kaluar u vendos për ndërprerjen e tij, shkaku i COVID-19.Ishte qeveria që ndaloi futbollin në Francë deri në shtator, duke detyruar Ligue 1 që të përfundoi sezonin.

Ligue 1 vendosi përfundimin e sezonit me tabelën aktuale, me PSG që u shpall kampion, ndërsa Lyon mbeti jashtë garave evropiane për herë të parë në 23 vitet e fundit.

Dy skuadrat tjera të pakënaqura me vendimin janë edhe Toulouse dhe Amiens, të cilat sezonin tjetër duhet të luajnë në kategori më poshtë, përcjell GazetaBlic.

Ishte Lyon, Toulouse dhe Amiens që refuzonin vendimin e Ligue 1, dhe vendosën që rastin ta dërgojnë në gjykatë.Por, siç raportohet nga Goal.com, Gjykata Administrative e ka hedhur poshtë ankesën e këtyre tri skuadrave.