Sporti

Lyon befason Juventusin, Manchester City “shkel” Real Madridin

02/26/2020 22:54
nga:Lorik J

Skuadra e Lyonit ka fituar ballafaqimin e parë ndaj Juventusit në ndeshjen e fazës së eliminimit të Ligës së Kampionëve.

Lyon ka fituar ndaj Juventusit me rezultatin 1:0, falë golit të Tousart në minutën e 31’të, shkruan GazetaBlic.

Pas këtij goli, Juventusi kishte mundësi për më shumë se një orë të barazojë rezultatin, por Lyon nuk ia la këtë mundësi dhe fitoi duelin e parë – për të shkuar me qetësi në Torino.

Në ndeshjen tjetër, Manchester City ka përmbysur Real Madridin për ta fituar ndeshjen në “Santiago Bernabeu”.

Pjesa e parë e këtij dueli u mbyll me rezultatin 0-0, kurse në pjesën e dytë u shënuan tre gola.

Real Madridi kaloi në avantazh me Iscon pas një ore lojë – por ky avantazh zgjati vetëm 13 minuta, pasi Jesus realizoi me kokë në portën kundërshtare.

Në minutën e 80;të, Manchester City fitoi penallti, të cilën e konkretizoi në gol De Bruyne.

Si të mos mjaftonte disavantazhi, Real Madridit iu përkeqësuan punët, pasi kapiteni, Sergio Ramos u ndëshkua me të kuq.

Ndeshjet e kthimit zhvillohen me 17 mars.

/GazetaBlic/