Lyon po kalon një situatë alarmante financiare dhe madje rrezikon rënien në kategorinë e dytë të futbollit francez.
Sipas L’Equipe , Lyon do të ketë një takim me NCG, organin financiar francez, të premten për të diskutuar këtë çështje, transmeton GazetaBlic Sport.
Lyon grumbullon një borxh prej 500 milionë eurosh dhe do të duhet të mbledhë më shumë se 100 milionë euro deri në fund të sezonit. Një nga zgjidhjet mund të jetë John Textor, pronar i Lyon dhe klubeve të tjera, si Botafogo , me trajner Artur Jorge.
Biznesmeni do të jetë në gjendje të investojë para në klub nëse shet ndonjë nga aksionet e tij në klube të tjera, pasi ai zotëron 45 për qind të Crystal Palace. Shitja e lojtarëve me vlerën më të lartë në treg, si Cherki dhe Fofana, mund të duket si zgjidhja më e lehtë, por nuk ka asnjë garanci se do të jetë e mjaftueshme.
Lyon është nën juridiksionin e organizatës financiare franceze dhe rrezikon rënien, qoftë edhe provizore, në Ligue 2.
/GazetaBlic Sport/