Lajme

LVV flet për 7 ministritë që u tha se ia kërkon LDK-ja dhe postin e Presidentit!

11/21/2019 11:16
nga:Y I

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje Fatmir Mullhaxha-Kollçaku, mohon se po kushtëzohen nga Lidhja Demokratike e Kosovës për ndarjen e posteve në negociatat për bashkëqeverisje.

Kollçaku, i tha “Gazeta Blic” se me LDK-në, deri më tani janë dakorduar vetëm për programin qeverisëse, kështu duke përjashtuar mundësinë e negocimit për ndarje postesh deri në këtë kohë.

“Ne nuk kemi pas asnjë kushtëzim nga LDK-ja në lidhje me ndarjen e posteve, krejt çfarë është bisedu deri tani është një përafrim programor, se është diçka bazike që duhet të ndodhë kur dy subjekte vendosin me bashkëqeveris. Ne jemi dakordu kryesisht sa i përket programit, tash edhe procesi zgjedhor është zvarrit aq shumë dhe jemi në procesin e rinumërimit të votave dhe bazuar në të dhënat që paraqiten ka gjasë që të përfundojë deri në fund të javës. Do presim edhe certifikimin e zgjedhjeve nga ana e KQZ-së. Kjo zgjatje ka kriju mundësinë që edhe këto dy subjekte mos të nguten shumë që të dalin me përfundime sepse është dhënë hapësirë që të përafrohen çështjet programore dhe të dakordohen mes vete grupet punuese. Tash ka mbet në fund edhe ndarja e dikastereve dhe njerëzit që do t’i udhëheqin këto dikastere të rëndësishme”, theksoi Kollçaku për Gazeta Blic.

Fatmire Kollçaku, LVV

E pyetur nëse posti i Presidentit do të përfshihet në tavolinën e bisedimeve Kollaçaku, me rezerva u shpreh se për këtë çështje do të diskutohet në nivel kryetarësh, takim ky i cili është paralajmëruar për në fund të kësaj jave, ndërmjet Isa Mustafës dhe Albin Kurtit.

“Krejt çfarë mund të them në këtë kohë është që do të takohen kryetarët e dy subjekteve dhe do ti përmbyllin bisedimet. Aktualisht është një kryetar tjetër shteti që ka ende mandat dhe për çdo gjë tjetër ju do të informoheni me kohë. Ajo çfarë mund t’iu them është se nuk ka patur kushtëzime thjesht kanë qenë bisedime që kanë përfundu me një rezultat pozitiv dhe kjo ka qenë inkurajuese për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët janë në pritje që të formohet Qeveria Kurti dhe në bashkëqeverisje me një subjekt tjetër që është LDK-ja. Qeshjet e posteve për ne nuk janë kruciale sepse për ne është me rëndisi të zbatohet programi për të mirën e qytetarëve. Ndarja e posteve do të jetë ashtu si dy palët dakordohen. Me rendësi është që njerëzit që kanë me i udhëheq ato dikastere të jenë njerëz kompetentë. Do të kemi një kryeministër që do të jetë kryeministër i të gjithëve”, tha Kollaku.

Nga KQZ bëhet me dije se deri tani janë numëruar 69 % e vendvotimeve.

Ndërkohë “Gazeta Blic” merr vesh se procesi i rinumërimit të votave pritet të përfundojë deri të hënën e javës së ardhshme.

Rinumërohen 69 për qind e vendvotimeve, ja kur përfundon i gjithë procesi!

 

12/05/2019 15:16

Ambasadori gjerman i shkon në zyre Isa Mustafës, ky i fundit e njofton për marrëveshjen me VV-në