Lajme

LVV ende s’ka publikuar listën e kandidatëve, Ymeri: Mund të ketë pazare të brendshme

12/11/2024 21:44
nga:G C

Analisti politik, Visar Ymeri ka komentuar vonesën e Lëvizjes Vetëvendosje për të publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e vitit 2025.

Ymeri ka thekuar se derisa partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK tashmë kanë prezantuar listat e tyre, LVV-ja ende nuk e ka bërë këtë hap.

“Është dashur të përfundojë sot procesi, që të dorëzohen listat në ora katër, dhe më pas u shty deri në orën 00:00. Arsyetimi i KQZ-së ke që nuk kanë ditur ta përdorin platformën digjitale ose nuk ka funksionuar ajo. Mirëpo reagimi nuk ka qenë fare aty, por tek partitë opozitare që nuk i kanë dorëzuar me kohë. Më pas partitë opozitare i publikuan listat zyrtare në publik vetëm LVV-ja nuk ka publiku listën”, ka theksuar ai, në “Debat Plus” të RTV Dukagjini.

Ymeri ka shtuar se vonesa e Vetëvendosjes mund të lidhet me pazare të brendshme dhe procese të komplikuara.

“Nuk dua të them që nuk e ka përfunduar listën por po lidhet që të tri partitë opozitare i publikuan listat. Nëse VV-ja është vonuar domethënë që po tregohet se ende ka pazare e kacafytje ku ta di unë… Domethënë procese këto që janë tejet të vështira”, ka deklaruar Ymeri.