• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Lutfi Haziri tregon se si e sheh ndryshimin e kufijve të Kosovës

03/08/2019 22:12
nga:FL.B

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Lutfi Haziri ka folur rreth asaj se si e sheh ai ndryshimin e mundshëm të kufijve mes Kosovës e Serbisë.

Ai në emisionin “BlicInterview me Astrit Gashin” ka thënë se në kuadër të negociatave për dialog, Kosova nuk ka çka jep dhe as Serbia nuk ka çka kërkon.

Sipas tij, Kosova nuk guxon të bije në grackën e shkëmbimit të territoreve, por shton se një definim i mundshëm mund të çonte në një marrëveshje që ai e quan historike, mes Kosovës e Serbisë.

“Në parimet që unë besojë se do të jenë në kuadër të negociatave për dialog, Kosova nuk ka çka jep dhe Serbia nuk ka çka kërkon, përveç situatës që e ka detyruar mbas luftës në Kosovë që është mos shtrirja e autoritetit dhe sovranitetit të Republikës në veri. Kosova nuk guxon me ra në grackën e shkëmbimit të territoreve por në marrëveshje eventuale të definimit për herë të parë, historik të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, atëherë i bije që vendkalim siç është fshati Qukarkë dhe Ristovc tek Bujanoci, do të jetë një ndarje historike mes shqiptarëve, serbëve dhe maqedonaseve si pjesë e ri-organizmit e cila e konfirmon mos prekjen e kufijve të Maqedonisë, defakto dhe dejure ndërsa e rregullon rregullimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë dhe unë besoj që shuhet çdo lloj aspirate ose ambicie territoriale që mund të ketë sepse fundja problemi i shqiptarëve dhe serbëve është problem territorial,”– ka thënë Haziri.

/ © GazetaBlic /

05/27/2019 11:38

Nëna e Dua Lipës me dimi e jelek