• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Lutfi Haziri thotë se është i bindur që në tavolinën e dialogut do të jetë edhe çështja e kufijve

03/08/2019 22:26
nga:FL.B

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Lutfi Haziri e sheh si rrezik shkëmbimin e mundshëm të territoreve mes Kosovës e Serbisë por shton se beson shumë që statusi politik nuk është çështje e negociatave.

Ai në “Blicinterview me Astrit Gashin’ është shprehur i bindur se katër çështjet të cilat janë definuar dhe që pritet të diskutohen në negociatat e fundit me Serbinë, e konfirmojnë atë se çështja e përcaktimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë do të jetë në tavolinë dhe kjo çështje, sipas tij,  do të përkufizohet apo të ri-përkufizohet.

Natyrisht që unë e shoh si rrezik por besoj shumë që statusi politik nuk është çështje e negociatave, nuk mund të jetë çështje e ri-negocimit në vijën e Brukselit si proces i ri. Por, katër çështjet të cilat janë definu dhe që do të diskutohen në negociatat e fundit me Serbinë, e konfirmojnë të drejtën time se çështja e definimit të kufirit mes Kosovës e Serbisë do të jetë në tavolinë dhe kjo çështje do të përkufizohet, apo të ri-përkufizohet. Është çështje e negociatorëve.” – ka thënë Haziri.

/ © GazetaBlic /

05/27/2019 11:58

Autobusi i Valencias u aksidentua teksa klubi po bëhej gati të festonte titullin me tifozët