Lajme

Lutfi Haziri, tash me një deklaratë ‘tjetër’ për koalicionin me Vetëvendosjen

10/21/2019 19:15
nga:Gazeta Blic

Grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjatë kësaj jave pritet t’i vazhdojnë takimet me qëllim të harmonizimit të plan-programeve të tyre.

Se një marrëveshje ndërmjet dy partive është afër të arrihet, e thotë edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Përkitazi me këtë, Haziri mohon se postimi i tij në Facebook, se nuk do të lejojnë që politikat për çkapjen e shtetit të zëvendësohen me kapjen e re të tij, i janë drejtuar Lëvizjes Vetëvendosje, raporton KTV.

Ai shton se do të dalë kundër çdo partie që synon një gjë të tillë, madje edhe kundër LDK-së .

Kujdes në deklarimet e tilla si nga LDK-ja, po ashtu edhe nga Vetëvendosje, kërkon analisti Artan Murati.

Sipas tij, ato mund të ndikojnë negativisht në arritjen e një marrëveshjeje bashkë – qeverisëse ndërmjet këtyre dy partive.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, janë në pritje të certifikimit të rezultateve, për të finalizuar marrëveshjen e koalicionit paszgjedhor.

Kryetari i Vetëvendosjes dhe i nominuari për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se brenda një muaji, pritet të arrihet kjo marrëveshje.

Në një intervistë për gazetën britanike “The Guardian”, Kurti ndër të tjera ka thënë se prioritet i tij është punësimi dhe drejtësia, e jo marrëveshja me Serbinë.

11/20/2019 00:12

Nga LDK thanë se Kryeministri kalon nëpër zyrat e kësaj partie, vjen kundërpërgjigja e Albulena Haxhiut