Lajme

Lutfi Haziri paralajmëron masa të rrepta për parandalimin e Covid-19

04/10/2020 11:50
nga:Y I

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media nga Qendrën Operative Emergjente (te Kampusi i shkollave të mesme).

Me këtë rast ai ka paralajmëruar se me datë 14 mars të këtij viti, do të shpallet orari i ri për kufizim të lëvizjes së qytetarëve në këtë komunë.

“Ne po vazhdojmë me masa shtrënguese që ta parandalojmë përhapjen e koronavirusit. Sot është varrosur bashkëqytetari ynë 72 vjeçar i cili ka qenë duke qëndruar për disa ditë në Klinikën Infektive në Prishtinë”.

“Pas analizave të kryera më 25 mars, 2020, gjendja e tij shëndetësore ka qenë pa simptoma të rënda, por për shkak të sëmundjeve shoqëruese, më pas gjendja e tij shëndetësore është rënduar”.

“Ne iu kemi shprehur ngushëllimet tona më të sinqerta familjarëve të të ndjerit dhe pjesa tjetër është duke qëndruar pranë tyre. Ne kemi marrë veprime konkrete në organizimin e ceremonisë së varrimit”.