Lajme

Lutfi Haziri: Gjykata Kushtetuese duhet ta sqarojë vendimin e sontëm të Qeverisë

03/24/2020 00:27
nga:Gazeta Blic

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë se Gjykata Kushtetuese mund t’i japë epilog situatës së krijuar sonte lidhur me vendimin e Qeverisë për kufizim të lirisë së lëvizjes dhe kundërshtimit të Presidentit që e quajti atë anti kushtetuese.

“Për vendimin e Qeverisë dhe kundërshtisë së Presidentit. Vetëm Gjykata Kushtetuese mund ta sqarojë këtë. Mesazhi i Presidentit sa kuptova ishte që lënda të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Deri atëherë duhet të zbatojmë vendime pa gjykuar”, tha Haziri për Klan Kosovën.

“Lus gjyqtarët që në afatin më të shpejtë të zbardhet çështja që ne të mos interpretojmë vendime. Ne nuk mund të sillemi në kundërshtim dhe nuk mund të lejojmë që qytetarët të bëhen simpatizantë të vendimeve. Në shtratin tonë kemi ujin e turbullt. E drejta e zbërthimit të kushtetutshmërisë i takon Gjykatës Kushtetuese”, theksoi ai.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se qeveria shkeli Kushtetutën kur vendosi kufizimin e lëvizjes së qytetarëve.

04/23/2020 15:20

As Lutfi Haziri nuk mori pjesë në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, ku u vendos për kandidatin për kryeministër!