Lajme

Luta ‘dështoi’: Asnjë ministër nga Anamorava. Kjo është “gjeografia qeveritare” e LDK-së

02/02/2020 22:10
nga:Gazeta Blic

Shefi i Shtabit Zgjedhor të Lidhjes Demokratike në zgjedhjet e fundit, Lutfi Haziri dhe një nga njerëzit më të fuqishëm në këtë parti nuk ka arritur që ta ‘delegojë’ asnjë ministër nga Anamorava.

Nga 6 ministra dhe një zëvendëskryeministër sa do t’i ketë kabineti qeveritar, asnjë nuk do të jetë nga Anamorava, e cila njihet edhe si “bastioni” i Dyshitë të LDK-së- Lutës, shkruan Gazeta Blic.

Asnjë ministër nuk do ta ketë as Peja e Gazmend Muhaxherit, i cili është ndër të paktë kryetar komunash nga LDK që kishte fituar pa balotazh.

Gazi i LDK-së edhe pse së fundi është fuqizuar shumë brenda partisë dhe pati shumë ndikim në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje me Vetëvendosje, ai nuk ka arritur ta “delegojë” aanjë ministër.

”Bastioni” tradicional i LDK-së- Llapi i Agim Veliut do ta ketë një përfaqësues në Qeverinë Kurti.

Do të jetë pikërisht kryetari aktual i Podujevës dhe 3-shi i LDK-së, Agim Veliu që do ta drejtojë Ministrinë e Punëve të Brendshme në kabinetin Kurti.

Qyteti i Podujevës, i njohur si bastioni i LDK-së shumë shpejt do të shkoj në zgjedhje të reja, ku përballja do të jetë pikërisht me partnerin e kolicionit- Vetëvendosjen e Albin Kurtit.

Qeveria VV-LDK “përplasjen” e parë do ta ketë në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen në Podujevë, pas kalimit të Veliut në MPB

As Lipjani, qytet me të cilin LDK qeveris tash e dy mandate me Imri Ahmetin nuk do të jetë e përfaqësuar në Qeveri.

Prizreni do ta ketë një ministër nga LDK.

Ndonëse LDK në këtë degë nuk ka arritur të shkoj as në balotazh, megjithatë kryetari i kësaj dege, Anton Quni do ta drejtoj Ministrinë e Mbrojtjes.

Post të rëndësishëm në ekzekutivin e vendit do të mbajë edhe dega e Rahovecit.

Kreu i kësaj dege të LDK-së, Avdullah Hoti do të jetë zëvendësi i parë i Albin Kurtit, shkruan Gazeta Blic.

Dominimin do ta ketë Dega e Katërt e LDK-së në Prishtinë, me 4 ministra, ndonëse në zgjedhje u mposhtë nga Vetëvendosje.

Gazeta Blic merr vesh se ministrat Besian Mustafa, Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami dhe Vlora Dumoshi janë anëtarë të degës së katërt.

“Pos kryetarit të Degës së IV-të, Besian Mustafa, ministria nga kjo degë do të jenë edhe: Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami dhe Vlora Dumoshi”, tha ky burim.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, edhe pse nga kjo degë dolën 4 deputetë, LDK në këtë degë sipas burimeve të Gazeta Blic brenda LDK-së kishte marrë 3 mijë vota më pak se sa Lëvizja Vetëvendosje.

Këta pozita ministrore do t’i mbajnë 4 përfaqësuesit e Degës së IV-të të LDK-së në Prishtinë:

Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë

Hykmete Bajrami – Ministër për Arsim

Vlora Dumoshi- Ministër për Kulturë, Rini dhe Sport

“Super” Dega e IV-të e LDK-së në Prishtinë: Jep 4 emra të ministrave dhe shefin e Grupit Parlamentar, por në zgjedhje ishte mposhtur nga VV

 

 

 

04/05/2020 18:15

“VV-ja nuk hyn as në qeveri gjithëpërfshirëse me LDK-në, LDK-NISMA-AAK pa shpresë nëse Kurti nuk lëshon pe”