Lajme

Lushtaku: Hamza nuk premton kot, por punon për një Kosovë të drejtë dhe të fortë!

11/14/2024 16:24
nga:G C

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Mergim Lushtaku ka theksuar se “koha kur partitë e vogla e shihnin karrigen e Kryeministrit si dhuratë me rrotacion ka përfunduar”, raporton GazetaBlic.

Ai ka shtuar se Kosova ka nevojë për një udhëheqje që sjell stabilitet dhe zhvillim të vërtetë ekonomik, duke vënë theksin te prioritetet kryesore si arsimi cilësor dhe një sistem shëndetësor që vendos qytetarin në qendër.

Lushtaku ka shprehur mbështetje të fortë për kandidaturën e Bedri Hamzës, duke thënë se me të, “ndryshimi i vërtetë është i mundur”. Ai theksoi se Hamza është një lider që nuk bën premtime boshe, por punon konkretisht për një Kosovë të drejtë dhe të fortë, e cila meriton më shumë.

“Kosova meriton më mirë,” përfundoi Lushtaku, duke i bërë thirrje qytetarëve për angazhim të përgjegjshëm dhe një udhëheqje që do të sjellë rezultate të prekshme për zhvillimin e vendit.

E plotë:

Koha kur partitë e vogla e shihnin karrigen e Kryeministrit si dhuratë me rrotacion ka përfunduar. Kosova nuk ka nevojë për eksperimente politike dhe premtime boshe.

Është koha për një udhëheqje që sjell stabilitet dhe zhvillim të vërtetë ekonomik, për arsim cilësor dhe sistem shëndetësor që vendos qytetarin në qendër. Me

Bedri Hamzën, ndryshimi i vërtetë është i mundur. Ai nuk premton kot, por punon për një Kosovë të drejtë dhe të fortë.

Kosova meriton ma mirë!

Koha kur partitë e vogla e shihnin karrigen e Kryeministrit si dhuratë me rrotacion ka përfunduar. Kosova nuk ka nevojë për eksperimente politike dhe premtime boshe.

Është koha për një udhëheqje që sjell stabilitet dhe zhvillim të vërtetë ekonomik, për arsim cilësor dhe sistem shëndetësor që vendos qytetarin në qendër. Me Bedri Hamzën, ndryshimi i vërtetë është i mundur. Ai nuk premton kot, por punon për një Kosovë të drejtë dhe të fortë.

Kosova meriton ma mirë!