Lajme

Lushtaku: Do t’i marrim shumicën e votave të diasporës, votuesit e VV-së po kthehen në PDK

12/07/2024 19:08
nga:Mergim Rreci

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka komentuar angazhimin e madh dhe zgjerimin e strukturave të partive kosovare në diasporë.

Sipas tij, nga 25 mijë votues sa janë regjistruar deri më tash, PDK-ja ka nga 10 deri në 13 mijë vota të garantuara. Informacionet e tilla thotë se i ka nga strukturat e partisë, të angazhuara në Zvicër e Gjermani dhe se do të kenë numrin më të madh të votave në mërgatë.

“Në bazë të strukturës tonë që kemi në Gjermani, Zvicër, ne besojmë që nga 25 mijë regjistrime nga diaspora, diku nga 10 mijë deri tek 13 mijë janë vota të PDK-së dhe do të fitojmë në votat e mërgatës. Këtë e them në bazë të asistimeve që ka bërë struktura e partisë, nga asistimi me telefonata për regjistrim, atje ku shumë qytetarë na kanë konfirmuar se do të votojnë, madje do të vijnë edhe fizikisht, sepse janë të frikësuar për keqpërdorime, ngase Vetëvendosje e ka shumicën edhe në ambasada. Por, që po besoj që KQZ është e pavarur si institucion dhe ka garantuar mbarëvajtjen, edhe pse nga Qeveria aktuale ka një lloj tentimi që të ketë një lloj manipulimi dhe që të pëzihen në punët e KQZ-së, gjë që është e pafalshme“, tha fillimisht ai.

Në emisionin ‘Blic-Interview’, Lushtaku thotë se në bazë të takimeve që kanë me diasporën, ka dipsonim të madh për të ardhur e për të votuar kundër këtij pushteti.

Ai përmend një bashkatdhetar që jeton në Zvicër, i cili publikisht tha se kishte votuar Vetëvendosjen, por është zhgënjeyr dhe do ta votojë PDK-në.

Në bazë të takimeve që kemi pasur me diasporën, ka dipsonim të madh për të ardhur e për të votuar kundër këtij pushteti. Ka pasur keqpërdorime të mëdha nga zgjedhjet e kaluara në diasporë, atje ku kanë keqpërdorur adresa të caktuara për të votuar për Vetëvendosjen. Ata kanë qenë në këtë pjesë goxha aktiv dhe sigurisht që kjo pjesë duhet hetohet. Më la përshtypje të madhe një bashkatdhetar i joni në Zvicër, i cili tha publikisht se për herë të parë do ta votojë PDK-në, e kishte votuar Vetëvendosjen, por arroganca e madhe e kësaj partie e ka irrituar dhe tregoi dëshirën e tij për ta dënuar këtë parti, duke votuar Bedri Hamzën si alternativë“, përfundoi Lushtaku.

/GazetaBlic/

 

01/18/2025 16:56

“LDK e vetmja parti me program të detajuar”/ Manaj tregon si do të veprojnë me Asociacionin