Deputetja e LDK-së, jehona Lushaku, ka thënë se Kurti ka dëshmuar se ishte përçarësi më i madh politik në hapësirën mbarëshqiptare, raporton Gazeta Blic.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se tani kur ai nuk po arrin ta konsolidojë shumicën, nga akuzat e djeshme, ka kaluar te oferta për bashkëpunim.
Këtë ajo q ka quajtur qasje të padenjë për demokracinë dhe të dëmshme për kulturën politike dhe përfaqësimin e qytetarëve.
Postimi i saj i plotë:
Albin Kurti ka dëshmuar se ishte përçarësi më i madh politik në hapësirën mbarëshqiptare. Qasja e tij arrogante dhe përjashtuese ka dëmtuar komunikimet normale politike ndërpartiake në vend.
Tani, kur si parti fituese nuk arrinë të konsolidojë shumicën dhe kur edhe komunitetet jo-shumicë kanë ndalur bashkëpunimin, Albin Kurti përsëri zgjodhi të akuzojë partitë opozitare pse, sipas tij, nuk e ndaluan ndikimin serb në politikën e vendit.
E paskrupullt ishte kjo përpjekje për të shpallur fajtorë, për t’i përçarë e etiketuar të gjithë të tjerët, veç VV-së.
Nga akuzat e djeshme, te oferta për tu takuar sot për bashkëpunim, kjo qasje është e padenjë për demokracinë, e dëmshme për kulturën politike dhe përfaqësimin e qytetarëve.


