Lajme

Lumir Abdixhiku: Sot me 2 shkurt 2023, Albin Kurti e pranoi Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe

02/02/2023 11:30
nga:N M

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka replikuar me kryeministrin e Kosovës, ku ky i fundit përmendi disa pika se si mund të arrihet marrëveshja finale Kosovë Serbi, duke thënë se asociacioni i Komunave Serbe nuk mund të bëhet në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, raporton Gazeta Blic.

Abdixhiku tha se pikërisht sot Albin Kurti e pranoi Asociacionin e Komunave Serbe duke e akuzuar  atë për mos transparencë për dialog e duke ftuar atë për raportim në Kuvend.

“Unë besoj se kjo data e sotme e 2 shkurtit 2023 është datë e pranimit të AKS nga kryeministri i Kosovës. Po më vjen mirë që më në fund, kryeministër po i respekton marrëveshjet ndërkombëtare të prilli 2013. E ki mbështetjen e LDK për marrëveshje, por edhe për Asociacion që të themelohet në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”, tha ai.