Lajme

Lumir Abdixhiku flet për natën e 22 dhjetorit kur u kërkua zhbërja e Gjykatës Speciale!

01/09/2018 21:37
nga:D.I

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se më 22 dhjetor gjatë seancës së kuvendit ku po diskutohej për buxhetin, kishin vërejtur se jo gjithçka ishte në rregull.

“Ditën e 22 dhjetorit e kemi pasur seancën e buxhetit të Republikës së Kosovës, të fundit për at vit dhe sesion punues. Kemi trajtuar buxhetin dhe amendamentet rreth 200 sosh”.

“Gjatë mbrëmjes së seancës filluan lëvizjet e deputetëve të PDK-së në mbledhjen e nënshkrimeve”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka thënë se kanë përcjellë me kureshtje çështjen e peticionit të Organizatës së Veteranëve të UCK-së rreth Gjykatës Speciale.

“Nuk kemi pritë që ajo të artikulohet politikisht në Kuvendin e Kosovës dhe të bëhet aq naivisht një temë kaq madhore”.

“Ka qenë gjithçka e parapritur, ishte një natë ku ishte njëfarë kontrabande dhe ky është përshkrimi më i mirë për atë natë të cilin e tha ambasadori O’Connell”, është shprehur Abdixhiku.

01/16/2018 16:01

A e dini se Vlora Dumoshi ishte gruaja e këtij këngëtari të njohur?