Cool

Lumi Han ngrin për herë të parë pas 30 viteve (pamje)

01/12/2021 16:15
nga:Flutura Gashi

Lumi Han që kalon përmes kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seul është ngrirë për herë të parë pas 30 vjetësh, pas goditjes nga një stuhi e të ftohtit.

Instituti Hidrometeorologjik i Koresë së Jugut (KMA), ka njoftuar se është krijuar një shtresë akulli mbi lumin Han, pasi temperaturat kanë rënë në minus 19 gradë Celsius.

Në Seul dhe qytete të tjera të Koresë së Jugut, autoritetet kanë alarmuar qytetarët nga rreziqet e temperaturave të ulëta, rrugëve të ngrira dhe sasia e madhe e ujit nëpër lagje.

Pritet që vala e të ftohtit të mbizotërojë në këtë vend deri në fund të javës, kurse ekipet emergjente janë në gjendje gatishmërie në rast se përkeqësohet situata.