Cult

Lulzim Tafa, fitues i çmimit të parë ndërkombëtar për letërsi “Radovan Zogoviq”

06/05/2017 17:26
nga:A. R.

Në kuadër të solemnitetit që mbahet për Ditën e malazezëve të Kosovës dhe Ditën e Pavarësisë së Malit të zi dhe me rastin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, Shoqata dhe Unioni i malazezëve të Kosovës e nderuan poetin Lulzim Tafa me çmimin e parë ndërkombëtar për letërsi “Radovan Zogoviq”, për librin e tij “Zavjetne Pjesme” (Këngët e përgjërimit), të botuar në Podgoricë.

Çmimin në prani të autoriteteve shtetërore dhe kulturore të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, poetit Tafa ia dorëzoi ambasadori i Mali të Zi në Kosovë, Shkëlqesia e Tij, z. Ferhat Dinosha, në Teatrin Kombëtar, në Prishtinë.

Lulzim Tafa, është njëri ndër poetët më të njohur dhe më të përkthyer të letërsisë shqipe në botë.

05/25/2019 15:06

Bie besimi i rusëve ndaj Putinit