Showtime

Luks pas luksi, Morena Taraku tashmë edhe biznismene në Stamboll të Turqisë

04/05/2021 16:14
nga:Genita C

Këngëtarja shqiptare, Morena Taraku, komentohet shumë shpesh për jetën luksoze të cilën bën.

Tash e një kohë, ajo është duke qendruar në Turqi ku nga atje di të provokoj shumë herë, shkruan GazetaBlic.

Krahas angazhimit të saj me projekte muzikore, Taraku së shpejti do të hap edhe një një klinikë private në Turqi.

Në profilin e saj zyrtar në Instagram, këngëtarja ka shkruar emrin e klinikës së saj duke e quajtur edhe si shtëpia e bukurisë./GazetaBlic/