Sulmuesi belg, Romelu Lukaku ka tejkaluar sulmuesin legjendar, Ronaldo Nazario si lojtari me më së shumti gola të shënuar për Inter Milan.
Sulmuesi i Interit shënoi golin e fitores për Interin ndaj Bolognas, ku ndeshja u mbyll me rezultat 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Me këtë gol ai ka arritur në kuotën e 60 golave duke lënë pas legjendën brazilane Ronaldo Nazario, që kishte shënuar 59 sosh.
Lukaku ka arritur ta thyej këtë rekord me 13 ndeshje më pak të zhvilluara se ish sulmuesi brazilian i Interit.
/GazetaBlic Sport.


