Sporti

Lukaku thyen heshtjen, flet për të ardhmen e tij

06/12/2019 09:35
nga:Lorik J

Romelu Lukaku bëri thirrje që Manchester United të vendosë të ardhmen e tij.

Sulmuesi i United, 26 vjeçar, shënoi 12 herë në Premierligë sezonin e kaluar, por e ardhmja e tij me ‘Djajtë e Kuq’ është në dyshim, shkruan Sky Sports, përcjell GazetaBlic.

I pyetur nëse ai do të jetë ende lojtar i Manchester Unitedit sezonin e ardhshëm, Lukaku tha: “Është në duar të klubit.”

“Klubi duhet të dalë me deklarata. Nuk jam këtu për të folur për thashetheme. Unë vetëm luaj futbollin tim dhe pastaj do të shohim.”

Vlen të theksohet se e ardhmja e Lukakut është në dyshim dhe skuadra e Interit është e interesuar për shërbimet e sulmuesit belg.

/GazetaBlic/