Sporti

Lukaku: Ja si isha dikur i varfër, na mungonte edhe ushqimi

06/20/2018 09:58
nga:A. R.

Romelu Lukaku, bomberi i Belgjikës, shënuesi dy golave kundër Panamasë në fitoren 3: 0, është rrëfyer mbi të kaluarën e tij.

Sulmuesi i Manchester United ka hapur zemrën e tij dhe ka zbuluar tronditjet e fëmijërisë kur ballafaqohej me varfërinë.

“Më kujtohen ato skena kur ballafaqohesha me varfërinë. Kam ende një fotografi të nënës sime në kuzhinë dhe shikoj fytyrën e saj të trishtuar nga pamundësia për të më ushqyer. Isha gjashtë vjeç dhe u ktheva në shtëpi për drekë gjatë një pushimi në shkollë. Nëna ime kishte të njëjtën vakt çdo ditë: bukë dhe qumësht. Por kur je fëmijë as nuk mendon për këtë”, tha futbollisti i njohur.

“Atë ditë, pashë nënën time në derën e frigoriferit me një kuti tqumësht, si zakonisht. Por këtë herë, ajo ndihej e trazuar përbrenda. E ndjeja se një dramë luhej brenda saj. Më pas e e kuptova se çfarë po ndodhte: ajo e përzieu qumështim me ujë. “‘Ne nuk kemi para të mjaftueshme deri të dielën e ardhshme’, më tha”, rrëfeu Lukaku për Tribunën e Lojtarëve.

Babai i tij ishte një futbollist profesionist, por në fund të karrierës së tij i humbi , të gjitha paratë. /tesheshi.com/

08/07/2019 19:16

Zyrtare: Interi arrin marrëveshje me Manchester United për transferimin e Lukakut