Sporti

Lukaku: Interi është skuadra që unë dua, nuk do të kthehem kurrë në Angli

09/12/2019 20:00
nga:Ideal

Romelu Lukaku beson se Interi është skuadra për të cilën ai kishte nevojë prej kohësh.

Lukaku është inkuadruar drejtpërdrejt në sulmin e Interit pas ardhjes së tij prej 75 milionë eurosh nga United, sulmuesi ishte një objektiv i gjatë i tekniku Antonio Conte, përcjellë GazetaBlic.

“Ky mund të jetë ekipi që kam nevojë. Është dashuria që kam për këtë zonë. Dashuria që kam për Interin. Dhe ishte momenti i përsosur për mua që të largohesha nga Anglia. Unë nuk dua të jem më atje.

“Ky grup lojtarësh që kemi këtu është një grup i veçantë. Dhe unë dua që të luajë me ta.

“Interi është një klub ambicioz. Ky klub e meriton të kthehet aty ku e ka vendin. Unë dua t’i ndihmoj ata që të ndërtojnë diçka këtu.

“Ata më mbështetën dhe unë dua t’i mbështesë”, tha Lukaku mes tjerash.

/GazetaBlic/