Sporti

Lukaku, futbollisti i parë që realizon 50 gola për Belgjikën

10/10/2019 23:38
nga:M K

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, vazhdon me formën e jashtëzakonshme.

Ai sonte realizoi dy herë në fitoren 9-0 të Belgjikës ndaj San Marinos, fitore kjo që ia siguroi kombëtares nga Beneluksi kualifikimin për në EURO 2020, duke u bërë kështu kombëtarja e parë që e siguron evropianin, shkruan GazetaBlic.

Megjithatë, anëtari i skuadrës nga qyteti i modës ka arritur edhe një rekord personal dhe jo vetëm.

Kjo pasi, ai bëhet njeriu i parë që kap shifrën prej 50 golash për Belgjikës, duke treguar edhe njëherë kontributin e jashtëzakonshëm që e ka dhënë ndaj ekipit përfaqësues.

/GazetaBlic/

10/03/2019 21:09

Lukaku rikthehet ndaj Juves?