Sporti

Luka Doncic me “double-double” për triumfin e Dallasit ndaj Orlandos, fitojnë edhe Lakers e Oklahoma

02/22/2020 08:25
nga:M K

Janë zhvilluar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, gjithmonë sipas kohës tonë lokale, ndeshjet e radhës në NBA.

Padyshim se vëmendja kryesore ishte në “Amway Center”, aty ku u përballën mes vete Orlando Magic dhe Dallas Mavericks, përcjellë GazetaBlic.

Mysafirët triumfuan 106-122, me sllovenin Luka Doncic që shkëlqeu me “double-double”, 33 pikë, 10 kërcime e 8 asistime në 34:26 minuta lojë.

Në anën tjetër, La Lakers mposhtën Memphis Grizzlies 117-105. James e Davis ishin më të dalluarit te skuadra nga Los Angjelosi, derisa te udhëtuesit më të saktë ishin Jackson e Morant.

Orleans fituan ndaj Portlandit 115-128, derisa Oklahoma ishte më e mirë se Denveri, 113-101.

Më poshtë të gjitha rezultatet.

/GazetaBlic/

06/11/2020 22:38

NBA do të fillojë më herët se që pritej