Sporti

Luiz: Ne mund ta sfidojmë Liverpoolin dhe City-n për titullin e Premierligës

10/19/2019 09:05
nga:Ideal

Arsenali ka ende shans për të fituar titullin e Premierligës këtë sezon – sipas David Luiz.

Mbrojtësi i Arsenalit, David Luiz nuk ka përjashtuar shanset e skuadrës së tij për të fituar titullin e Premierligës këtë sezon, përcjellë GazetaBlic.

‘Topçinjtë’ aktualisht janë nëntë pikë larg ndaj liderëve Liverpoolit, pavarësisht se humbën vetëm njërin nga tetë ndeshjet e hapëse të tyre, kjo për faktin se kanë pasur një mbrojtje të qëndrueshme.

“Ne sapo kemi filluar Premierligën dhe të gjitha garat, nëse nuk mendoni se mund të fitoni ndonjë titull, atëherë ju nuk keni të ardhme”, tha Luiz për NBC Sports.

“Unë dua të fitoj tituj me Arsenalin.

“Unë dua të përmirësohem dhe të përshtatem për stilin e Arsenalit, të luftojë për klubin dhe menaxherin. Unë mendoj se ne mund ta bëjmë atë së bashku,” tha mes tjerash mbrojtësi brazilian.

/GazetaBlic/