Humbja kundër Benficas (0-3) mund të jeta ndeshja e fundit e Ronald Koeman në Barcelonë.
Sipas AS, Joan Laporta zbriti në dhomën e zhveshjes në Estádio da Luz për të folur me lojtarët, në një kohë kur Ronald Koeman po fliste për shtypin, përcjell GazetaBlic Sport.
Duket se paraqitjet në kampionat dhe ky turpërim që pësuan ndaj Benfikës në Champions me rezultatin 3-0 pritet të jetë fatale për teknikun holandez i cili duket më shumë se kurrë drejt largimit nga skuadra e Barcelonës.
Ndër emrat e përfolur për trajnerin e ri tek skuadra e Barcelonës është edhe ai i selektorit të Spanjës, Luis Enrique.
Megjithatë, Enrique i ka mohuar zërat në konferencën e tij ku publikoi emrat e futbollistëve për ndeshjet e tetorit.
“Unë mendoj se Joan Laporta nuk ka as numrin tim të telefonit. Unë nuk po largohem nga ekipi kombëtar spanjoll. Unë kam një kontratë këtu siç më donin dhe do ta respektoj ”, tha Enrique.
/GazetaBlic Sport/


