Fabrizio Romano ka dhënë një përditësim mbi transferimin e Luis Diaz te Bayern Munich.
Sulmuesi i Liverpoolit ishte në Mynih për të përfunduar vizitat mjekësore dhe klubet kanë përfunduar të gjitha formalitetet.
“Bayern dhe Liverpool tani kanë firmosur të gjitha dokumentet zyrtare për marrëveshjen me Luis Diaz, të gjitha të vulosura.”
Luis përfundoi testet mjekësore te Bayern sot dhe nënshkruan një kontratë deri në qershor të vitit 2029.
/GazetaBlic Sport


