Fit&Sexy

Luftoni diabetin me djathra e kos

03/18/2018 20:09
nga:A. R.

Për të parandaluar sëmundjen e diabetit mjekët ndërkombëtarë rekomandojnë ngrënien me bollëk të djathit, mollës dhe kosit.

Ky rekomandim vie nga një organizatë bamirëse britanike ‘’Diabets UK’’, të cilët kanë specifikuar ushqimet që mund të ndihmojnë në luftimin e kësaj sëmundjeje e cila jo rrallë herë është e pranishme, njofton Klan Kosova.

Raporti i publikuar sugjeron po ashtu reduktimin e konsumit të mishit të kuq dhe patateve.

Kjo është hera e parë që udhëzimet shëndetësore të lëshuara nga një organizatë e tillë, kanë specifikuar ushqime të cilat mund të ndihmojnë në luftimin e sëmundjes, e cila është e lidhur me obezitetin.

Më parë, njerëzit me rrezik të lartë të zhvillimit të diabetit iu dhanë këshilla si ‘rritja e futjes së fibrave me 15 për qind’ ose ‘të humbni 5 për qind të peshës trupore’.

Por mjekët e kanë rifreskuar këtë udhëzim, duke thënë se nuk ka të bëjë me atë se si njerëzit jetojnë jetën e tyre por në atë se çka ata konsumojnë më shumë.

07/13/2018 22:37

Lamtumirë ilaçe! Ja si ta kuroni diabetin vetë