Cult

Luftëtar mendjendritun

05/05/2019 22:23
nga:Natyra

Naime Beqiraj

(Sprovë poetike e luftëtarëve për Heroin Salih Çekaj)

1
Bacë,
Luft’tarët asgjâ nuk i ndan prej ândrrës tânde
Siç nuk i ndan nga atdheu
Nga majat e nalta me borë
Të cilave sa ma nalt u ngjitemi
Aq më shumë i afrohemi lirisë
I afrohemi Zotit

2.
T’gjitha na e kujtojnë Kosharen
Netët e ftofta të dimnit 1998
Kur besojshim
Fort besojshim e punojshim
Për ata gurë kufini të mbulum me borë
Kur kanë me u coptu grima grima
E atë rrotullim kanë me e ndëgju
T’part’ tanë
Lê e dek
Me mallin për Shqipni
Me mallin për Kosovë

3.
Mote t’ujkut ishin, kur
N’emën t’lirisë
N’emën t’Republikës
Qysh kish thanë edhe Perëndija
Paralajmëru prej teje
Tri dekada ma herët
Kur në pushtim
Folshim
-Kur të vijë një ditë paqja
Athua kush kish me qenë
Heroi ynë

E sot,
Po t’kishim thanë:
-Veteran,
Je heroi ynë
Na kishe qortu
Me atë zânin e butë
E burrninë e pjekun shumë herë
Bâ na kishe me hesht
Ose me fol për tjetër temë
Si dikur
Kur folshim me mall Kosove
Me gotat e mbushuna mërzi

Tash që i je kthyer qiellit
Tokës tanë i je kthye
Maleve
Na vjen me i râ kokës
Qysh nuk ta përbim’ secilin mendim
Secilën fjalë
Atë mendimin e gjanë
E trimninë e urtakut

Bacë,
Na lejo me t’thanë sot e mot
-Je heroi ynë
Trimi që na frymëzon
Trimi i vijave t’Republikës
…30 vjet para

3.
Mendjet dhe trimnitë
Të gërshëtume me nji person t’vetëm
Kombet i kanë pas t’rralla
E ne i kishim gjatë shekujve
Tuj e kërku lirinë

Secili shekull
E frymëzonte tjetrin
Ta nxojmë, prej Gjergjit
Gjergj Kastriotit
Abdyl Frashërit, edhe Hasan Prishtinës,
Bedri Pejanit, edhe Marie Shllakut,
Edhe n’fund Sali Çekajt
Luftëtarit
E mendjendritunit
Dimension i burrit
Uragan i prajshëm
Atë trimin që i ka udhëheq të gjithë herojt’
Me amanetin e vetëm
-Ruajeni lirinë./ KultPlus

07/16/2019 10:27

Anëtari i bordit: Qeveria dhe MASHT-i, nuk mundë ta fajësojnë KShC-në për mos akreditimin e universiteteve